FTESË PËR APLIKIM
| Pozita: | Konsulent/ekspert i fushës së informatikës dhe teknologjisë për hartimin e programeve të kurseve on-line për mësimdhënës, prindër dhe nxënës në projektin “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” | 
| Punëdhënësi: | Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) | 
| Data e fillimit të angazhimit: | 20 prill 2020 | 
| Data e përfundimit të angazhimit | 31 dhjetor 2020 | 
Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegzën në vijim: Përshkrimi i detyrave të punës.
Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj, një letër motivuese si dhe kontaktet/referencat e së paku dy angazhimeve të mëhershme në këtë fushë ose fusha të ngjashme, në email adresën [email protected] deri më datën 12 prill 2020.
