KEC dhe ForumZFD shpërblen 10 OJQ lokale të cilat punojnë në fushën e: të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve
Prishtinë, 13 tetor 2017
KEC dhe ForumZFD, ofrojnë nën-grante për dhjetë organizata lokale që do të mbështesin punën në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, ndërmjetësimin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës. Mbështetja ofrohet përmes projektit "Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës" financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe vlera e përgjithshme e këtij aktiviteti është 100,000.00€. Projekti synon të krijojë mjedise miqësore dhe pa dhunë për fëmijët në shkollat e Kosovës përmes veprimeve të synuara, përmes organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijës. OJQ-të lokale do të punojnë me shkollat e viseve rurale dhe do të mbështesin komunat për të punuar në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, ndërmjetësimin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Pas pranimit të projekt propozimeve dhe përfundimit të procesit të vlerësimit, projekti zyrtarisht shpall fitues, organizatat e dhëna si më poshtë:
- Qendra për Studime të Avancuara – FIT
- Centar za Depolitizaciju Kosovskog Drustva – CDKD
- Education Comes First
- Asociacioni i Gruas “FEMINAE”
- Civil Rights Program Kosovo – CRPK
- Mundësia
- Instituti për Zhvillim dhe Integrim – IZHI
- Child Proof – CIPOF
- Agjensioni për Shërbime Social-Edukative – Shpresa e Jetës
- Qeshu - Smile