Së bashku kundër abuzimit të fëmijës Fros group, web faqe, web dizajn


1 Qershori "Dita ndërkombëtare e fëmijëve"

Për të shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Kamenicës përmes radios lokale “Radio 24 Dardanë” realizoi një emision në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës”. Të ftuar në emision ishin znj.Ardita Kabashi, menaxhere e projektit, z.Rexhep Arifi bashkëpunëtor i terrenit dhe znj.Lejla Leci zyrtare e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Kamenicës.

Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime te Avancuara FIT.

Për më shumë ndiqeni emisionin në vegëzën më poshtë:

Emisioni në Radio 24 Dardanë