Së bashku kundër abuzimit të fëmijës Fros group, web faqe, web dizajn


Qëllimi i Projektit

Emri i projektit:

Së bashku kundër abuzimit të fëmijës - TACA

Vlera e projektit:

235,498.44€uro

Kohëzgjatja:

36 muaj

Implementues:

Kosova Education Center (KEC)

Përfitues direkt:

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta dhe autoritetet lokale në komunat: Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri

Partnerë:

Qendra për studime të avancuara - FIT

Zona e realizimit:

Kosovë

Objektiva e përgjithshme:

Të sigurojmë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin për të drejtat e tyre duke promovuar mjedisin pa abuzim në shkollat e Kosovës.

Qëllimi i projektit:

Të mbrojmë fëmijët e shkollave dhe të minimizojmë të gjitha efektet e përvojës së abuzimit
duke përmirësuar kështu kapacitetet individuale dhe institucionale për parandalim të
abuzimit dhe mbrojtje të viktimave.

Aktivitetet:

1.1 Ndërtimi i kapaciteteve për përfaqësues të autoriteteve nga komunat dhe shkollave të synuara për t'u marrë me rastet e abuzimit të fëmijëve;
1.2 Mbështetja e autoriteteve komunale për të krijuar një sistem efikas për t'iu përgjigjur abuzimit në shkollat e synuara;
1.3 Ndarje e çmimeve dhe mirënjohjeve për shkollat që modelojnë mjedise pa abuzim;
2.1 Zhvillimi i kurseve të mësimit elektronik për parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i pilotuar ato në komunat e synuara;
2.2 Ofrim i kurseve për parandalimin e abuzimit dhe përgjigjen ndaj abuzimit përmes
platformës së mësimit elektronik për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë Kosovën;
3.1 Organizimi i fushatave sociale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet që lidhen me abuzimin dhe shpërndarja e informacioneve mbi praktikat e mira;
3.2 Organizimi i një konference kombëtare për parandalimin e abuzimit si ngjarje
përfundimtare e projektit.