Punëtoritë përgatitore rreth organizimit të fushatës ndërgjegjësuese për Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve


Punëtoritë përgatitore rreth organizimit të fushatës ndërgjegjësuese për Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve

Kanë filluar përgatitjet rreth organizimit të fushatës ndërgjegjësuese, për të shënuar 19 nëntorin "Dita botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve".

Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndjeshmërisë së publikut të gjerë ndaj problemit të abuzimit të fëmijëve, rritja e ndërgjegjësimit ndaj këtij problemi dhe përmirësimi i aftësive në mënyrë që të gjithë t'i përgjigjen abuzimit në forma të përshtatshme.

Punëtoritë përgatitore po zhvillohen në tri komunat ku operon projekti, me nxënësit e shkollave përfituese me qëllim të krijimit të mesazheve të ndryshme për parandalimin e abuzimit të fëmijëve në shkollat e tyre.

Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime te Avancuara (FIT) synon të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedise pa abuzim në shkollat e Kosovës.