Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra per Studime te Avancuara FIT, kanë filluar zbatimin e projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” (TACA), projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.
Objektivi kryesor i projektit është të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës.
Projekti do të realizohet në shkollat e tre komunave: Kamenicë, Vushtrri dhe Ferizaj prandaj, me secilën komunë është lidhur marrëveshja e mirëkuptimit për të definuar termet dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit për projektin në fjalë.
Marrëveshjet janë nënshkruar nga Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e Drejtorive Arsimore në komunat përfituese.