Ndahen çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve


Ndahen çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në bashkëpunim me Qendrën për Arsim e Kosovës – KEC dhe forumZFD - Kosovo Program përmes projekteve financiarisht të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2018.

Paneli ka vlerësuar 5 gazetare me çmime:
Kaltrina Rexhepi me "Femija nënë" – RTK;
Edona Kutleshi me "Rrugës së rrezikshme malore për tu shkolluar" - Koha Ditore;
Emirjeta Vllahiu me "Shtesa prej 10 Euro nuk mbulon shpenzimet esenciale për rritjen e fëmijëve - kallxo.com;
Festim Kabashi me "Ndëshkimi" – RTK;
Agnesa Citaku me "Mes dëshirës dhe pamundësisë për shkollim".