Thirrje për ekspert-Hartimi i praktikave të mira


Thirrje për ekspert-Hartimi i praktikave të mira

THIRRJE PËR EKSPERTË

Mbledhja dhe hartimi i praktikave të mira nga shkollat përfituese të projektit për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës

Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me organizatën forumZFD, zbatojnë projektin “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Qëllimi kryesor i projektit është: Të krijojmë ambient miqësor dhe jo të dhunshëm në shkollat e Kosovës përmes angazhimit të OShC-ve dhe komunitetit për të promovuar të drejtat e fëmijës. Organizatat e shoqërisë civile janë angazhuar në promovimin e të drejtave të fëmijës dhe fuqizojnë komunitetet lokale në përmirësimin e masave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkolla përmes vetëdijesimit, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të konfliktit.

Për përmbushjen e nevojave të projektit, do të angazhohet një ekspert, për të hartuar materiale rreth praktikave të mira për promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke e dërguar

  • një rezyme bazike me të dhënat personale, përfshirë edukimin, eksperiencën e punës dhe shkathtësitë gjuhësore
  • letër motivimi në shqip ose anglisht

Ju lutem dërgoni aplikacionet e juaja në akabashi@kec-ks.org dhe hajrullahu@forumZFD.de

Data e fundit për aplikim do të jetë: 08.03.2019

Ju lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për informata shtesë!