Thirrja për Ekspertë


Thirrja për Ekspertë

Hartimi i materialeve informuese për fëmijë, prindër dhe mësimdhënës për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës

Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me organizatën forumZFD, kanë filluar zbatimin e projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimin Evropian.

Qëllimi kryesor i projektit është: Të krijojmë ambient miqësor dhe jo të dhunshëm në shkollat e Kosovës përmes angazhimit të OShC-ve dhe komunitetit për të promovuar të drejtat e fëmijës. Organizatat e shoqërisë civile do të angazhohen në promovimin e të drejtave të fëmijës dhe do të fuqizojnë komunitetet lokale në përmirësimin e masave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkolla përmes vetëdijesimit, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së padhunshme të konfliktit.

Për përmbushjen e nevojave të projektit, do të angazhohen ekspertë të dëshmuar të fushës, për të hartuar materiale informuese për fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe publikun e gjerë për promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke e dërguar

  • një rezyme bazike me të dhënat personale, përfshirë edukimin, eksperiencën e punës dhe shkathtësitë gjuhësore
  • letër motivimi në shqip ose anglisht
  • Informatën se për cilin material informues jeni të aftë të punoni (nxënës apo mësimdhënës/prind).

Ju lutem dërgoni aplikacionet e juaja në hajrullahu@forumZFD.de dhe akabashi@kec-ks.org

Data e fundit për aplikim do të jetë: 16.06.2017

Ju lutemi na kontaktoni nëse keni nevojë për informata shtesë!