KOMUNIKATË


KOMUNIKATË

Qendra për Arsim e Kosovës dhe Forum ZFD, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, më 11.09.2017 mbajti sesionin informues për organizatat jo qeveritare në Kosovë. Qëllimi i këtij sesioni ishte të jepen udhëzime për Thirrjen për projekt propozime për financimin e projekteve të vogla për OJQ-të në Kosovë në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës”.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 shtator 2017 për të gjitha OJQ-të që veprojnë në Kosovë.

Në këtë sesion ishin të pranishëm mbi 50 të interesuar të cilët patën rastin që në mënyrë të detajuar të informohen rreth thirrjes.

Ndër të tjerash u diskutuan edhe pyetjet e mëposhtme, si:
1. A mund të aplikojë e njëjta shkollë me dy ose më shumë OJQ?
- Një shkollë mund të jetë e përfshirë në dy ose më shumë aplikime por, nuk mund të jetë përfituese prej dy projekteve.
2. A mund të jenë të përfshira në projekt më shumë se 4 shkolla?
- Assesi nuk mund të merret parasysh një aplikacion me më pak ose më shumë se 4 shkolla.
3. A mund të aplikohet në projekt duke përfshirë më shumë se një OJQ?
- Thirrja i është dedikuar vetëm një OJQ-je për projekt.
4. Kohëzgjatja e aktiviteteve nga OJQ-të?
- Kohëzgjatja për aktivitetet e një projekt propozimi nuk duhet të jetë më pak se 12 muaj e as më shumë se 20 muaj. Mirëpo, kontrata e bashkëpunimit me OJQ-të do të bëhet për 18-20 muaj.
5. Sa përqindje e buxhetit mund ti dedikohet shpenzimeve administrative dhe burimeve njerëzore?
- Rreth 30% e buxhetit mund të planifikohet për këtë. Pjesën tjetër duhet planifikuar për aktivitetet e projektit.
6. Çka është vizibiliteti i projektit?
- Vizibiliteti duhet të kontribuojë në zbatimin efikas të projektit, duke siguruar që informacioni në lidhje me objektivat, rezultatet dhe arritjet e tij të paraqitet në mënyrë korrekte dhe të ndahet me audiencat e duhura në kohën e duhur dhe me mjetet më efektive. Vizibiliteti duhet të jetë në linjë me rregullat e projektit.
7. A mund të bëhet marrëveshja për projekt me DKA?
-Po, marrëveshja mund të bëhet me DKA nëse në marrëveshje figurojnë të katër shkollat. Mirëpo, është shumë i rëndësishëm, zotimi i vet shkollave për të qenë pjesë e projektit.