Broshura


Broshura

Nëpërmjet financimit nga BE-ja, KEC dhe ZFD në bashkëpunim me 10 OJQ, po e zbatojnë projektin “promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”, i cili ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale për t’i përmirësuar masat e mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. Përmes kësaj, projekti synon që të kontribuojë në krijimin e mjediseve miqësore dhe pa dhunë për fëmijët nëpër shkollat e Kosovës përmes veprimeve të synuara të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijëve.