Komunikatë për media


Komunikatë për media

KOMUNIKATË PËR MEDIA

19 dhjetor 2017, Prishtinë

Ndahen çmimet vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës – KEC, përmes projekteve EIDHR të financuara nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Hapjen e ceremonisë e bëri znj. Donjeta Kelmendi, Drejtore Ekzekutive në KOMF, e cila më pas, për fjalën e mirëseardhjes ftoi Ambasadoren Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së.

Prezantimin e vlerësimit të komisionit vlerësues e bëri znj. Evliana Berani, Kryetare e Komisionit vlerësues e cila përveҫ të tjerash, falenderoi organizatorët të cilët këtë vit kanë bashkuar forcat për të promovuar edhe më tej gazetarët të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë, duke i shpërblyer për punën e tyre.

Vlerësimi i shkrimeve të gazetarisë që kanë aplikuar në konkurs është bërë nga juria tre anëtarëshe e përbërë nga Evliana Berani – Profesore e gazetarisë në kolegjin “Pjetër Budi”, Eglantina Kraja Bardhi - Profesore e psikologjisë në kolegjin “Fama” dhe Imer Mushkolaj - Profesor i gazetarisë në kolegjin “Pjetër Budi”. Ҫmimet për shkrimet më të mira të vitit 2017 në fushën e të drejtave të fëmijëve u ndanë si më poshtë:

Gazetari Agan Hajdarhoxha nga Klan Kosova, me temën “Kushtet e vështira të qendrave të autizmit”, fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Gazetarja Dafina Halili nga KOSOVO 2.0 me temën “Përtej përhapjes së fruthit” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Gazetarja Edona Kuteleshi nga Koha Ditore me temën “Nxënësit që sakrifikuan me jetë për ndërtimin e shkollës” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Znj. Vjollca Islami Hajrullahu, forumZFD.

Gazetari Vullnet Krasniqi nga Insajderi me temën “Rrëfimet e fëmijëve që punojnë te semaforët në Prishtinë” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Znj. Ardita Kabashi, KEC.

Gazetarja Saranda Bujupi Rama nga Klan Kosova, emisioni “Familja ime” fitoi Ҫmimin Vjetor 2017, çmim të cilin e ndau Z. Gani Lluga, President i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF, forumZFD dhe KEC falenderojnë të gjithë përfaqësuesit e mediave, autorët dhe gazetarët, të cilët vazhdimisht kanë dëshmuar gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në emër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.