FTESË PËR APLIKIM

Pozita:

Konsulent/ekspert i fushës së informatikës dhe teknologjisë për hartimin e programeve të kurseve on-line për mësimdhënës, prindër dhe nxënës në projektin “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës”

Punëdhënësi:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Data e fillimit të angazhimit:

20 prill 2020

Data e përfundimit të angazhimit

31 dhjetor 2020

Përshkrimin e plotë të detyrave të punës mund ta shkarkoni në vegzën në vijim: Përshkrimi i detyrave të punës.

Me rastin e aplikimit duhet të dorëzoni CV-në tuaj, një letër motivuese si dhe kontaktet/referencat e së paku dy angazhimeve të mëhershme në këtë fushë ose fusha të ngjashme, në email adresën konsulenca@kec-ks.org deri më datën 12 prill 2020.